46 për qind e personave që iu nënshtruan kontrollit bazë shëndetësor në 3 muajt e parë të vitit vuajnë nga hipertensioni. Shifrat janë nxjerrë pas kontrollit të check up të 122 mijë personave në periudhën Janar-Mars 2019.

Të dhënat po ashtu zbuluan se  42% ishin mbi peshë, 33% obezë,  2.5 %  vuajnë nga probleme të veshkave, 15.4% nga simptoma të para diabetit dhe  9.1% me diabet. Teksa bëri një panoramë të analizave që janë kryer në qendrat shëndetësore, ministrja Ogerta Manastirliu foli për rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve.

Po investojmë në programet parandaluese, për më shumë shëndet për qytetarët. Për ne kujdesi parësor është shumë i rëndësishëm dhe përpos investimeve për të rritur aksesin në shërbime në qendrat shëndetësore, së shpejti prezantojmë strategjinë e re, për ofrimin e shërbimeve socio-shëndetësore në kujdesin parësor”.

Në total, në 2018 kontrollit shëndetësor bazë iu nënshtruan 423 mijë persona në të gjithë vendin.

Tv Klan