Në shumë zona rurale në Gjirokastër po rritet gjithnjë e më shumë numri i bujtinave për të pritur e akomoduar turistët. Banorët po shfrytëzojnë banesat e tyre dhe pasuritë natyrore për t`i bërë më tërheqës fshatrat e vegjël historikë.

Vetëm 27 km larg qendrës së qytetit të Gjirokastrës ndodhet fshati Fushëbardhë i cili kohët e fundit po merr një zhvillim jo vetëm sa i përket  prodhimit dhe tregëtimit të produkteve bio, por edhe hapjes së bujtinave.

Ardian Golemi prej vitesh emigrant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur që shtëpinë e prindërve të tij 100-vjeçare ta kthejë në një bujtinë në shërbim të turistëve.

Ardian Golemi, Administrator Bujtine: Një nga dëshirat e mia ishte që investimi të bëhej në shtëpinë e prindërve të mi, jo vetëm si një shtëpi antike, por me një atmosferë shumë të lezetshme pasi këtu në verë është freskët. Pastaj ka edhe aspektin sentimental.

Zona e Fushëbardhës ofron për turistët e huaj dhe vendas shumëllojshmëri gatimesh tradicionale, produkte bio, por dhe trashëgimi kulturore e historike.

Klan News