Organizata Botërore e Shëndetësisë ngre alarmin për rritjen e numrit të vdekjeve si pasojë e rezistencës ndaj antibiotikëve.

Këto të dhëna janë bërë të ditura në rastin e javës botërore të sensibilizimit mbi problematikën e mikrobeve që nuk trajtohen dot, si pasojë e tejkalimit në përdorim të antibiotikëve.

Bakteret vdekjeprurëse janë ndër kërcënimet më të mëdha për shëndetin publik.

Në vitin 2021 statistikat flasin për 4.7 mln të vdekur si pasojë e patogjeneve rezistente ndaj ilaçeve, ndërsa në 2023 çdo 6 infeksione bakteriale, një prej tyre rezultonte e patrajtueshme nga medikamentet.

Sipas OBSH, në dhjetë vitet e fundit, numri i vendeve me plane kombëtare ndaj problemit të rezistencës së antibiotikëve, është shtuar duke kaluar nga 79 në 2017 në 173, por vetëm 22% ka burimet e nevojshme për ti aplikuar konkretisht.

Të dhënat bëhen publike nga OBSH në rastin e javës botërore të sensibilizimit mbi problematikën e mikrobeve që nuk trajtohen dot, si pasojë e tejkalimit në përdorim të antibiotikëve edhe në raste kur nuk është e nevojshme.

Kontrastimi i rezistencave mund të realizohet me veprime të integruara që përfshijnë survejim, punë kërkimore, politika shëndetësore, zhvillim strategjish të reja diagnostikimi parandaluese dhe terapeutike.

Me mjaft rëndësi është edhe ndërgjegjësimi në popullsi, ku antibiotikët duhet të përdoren vetëm me recetë mjekësore dhe të rrallohen rastet e marrjes së tyre kur nuk është e domosdoshme.

Klan News

/tvklan.al