NASA ka shtyrë për në muajin mars misionin e saj Artemis II për në Hënë, pas një prove lëshimi që zbuloi probleme në procesin e furnizimit me karburant të raketës masive të Sistemit të Lëshimit Hapësinor. Agjencia hapësinore amerikane kishte planifikuar të niste katër astronautët e Artemis II gjatë këtij muaji, por gjatë provës një nga lëndët shtytëse të raketës, hidrogjeni i lëngshëm, rrodhi duke e bërë të pamundur nisjen në kohë.
Megjithatë, zyrtarët e NASA-s thanë se kishin arritur një sërë objektivash të tjera të planifikuara gjatë testit. Ekipet do të vazhdojnë të vlerësojnë të dhënat nga provat gjenerale dhe, nëse është e nevojshme, do të kryejnë testime shtesë përpara se të përcaktojnë një datë të saktë lëshimi në muajin mars.
Artemis 2 synon të dërgojë në një udhëtim 10-ditor rreth Hënës, pa u ulur, tre astronautë amerikanë dhe një kanadez që janë caktuar për këtë mision. Misioni pritet të jetë fluturimi më i largët njerëzor në hapësirë ndonjëherë dhe misioni i parë me ekuipazh drejt Hënës që nga programi amerikan Apollo, më shumë se gjysmë shekulli më parë.
Artemis II është pararendëse e uljes së planifikuar të astronautëve në Hënë nga NASA me Artemis III, e cila është planifikuar për vitin 2028.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
