Dhjetëra anije të paidentifikuara janë vërejtur nga aktivistët e flotiljes Global Sumud, ndërsa ndodhet më pak se 138.9 km larg nga bregu i Gazës.
Aktivistët raportojnë se po përballen me atë që duket si një bllokadë ushtarake, me dhjetëra anije, të dyshuara izraelite, vetëm 7 km larg tyre.
Flotilja është në gjendje maksimale gatishmërie, ndërsa Reuters raporton se anijet izraelite pritet të arrijnë pranë flotiljes brenda 1 ore.
Mësohet po ashtu se marina e Izraelit ka paralajmëruar flotiljen e ndihmave drejt Gazës, që të ndryshojë kursin e saj.
Ndërkohë raportohet se marina turke ka ndërhyrë për të evakuuar 11 aktivistë, përfshirë tre shtetas turq.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, kërkesa për ndihmë erdhi nga anijet që kryenin operacion humanitar për të shpërndarë ndihma civile në Gaza.
Ky incident thekson tensionet në Mesdheun lindor dhe vështirësitë me të cilat përballen misionet humanitare për të shkuar në destinacion.
Kujtojmë se më 24 shtator, një pjesë e flotiljes humanitare Global Sumud, u sulmua me dronë në ujërat ndërkombëtare pranë Kretës (Greqi).
Siç pretendojnë organizatorët, Izraeli ka deklaruar se nuk do të lejojë anijet të arrijnë në bregdetin e Gazës dhe i ka propozuar flotiljes të dorëzojë ngarkesën në portin e Ashkelon, ku forcat izraelite do ta dorëzojnë më pas te ndihmat.
Edhe kur u ndalua në Tunizi, u dyshua për sulme me dronë ndaj flotiljes.
Kjo nuk është hera e parë që aktivistët tentojnë të dërgojnë ndihma detare drejt Gazës, përpjekje të ngjashme u bënë në qershor dhe korrik, që Izraeli i pengoi.












Botërori 2026 
