Britania e Madhe ka vendosur që personat që dyshohet se janë me koronavirus të bëjnë një test të pështymës për të zbuluar nëse kanë sëmundjen.

Sipas deklaratës së bërë të hënën, të infektuarit nuk kanë nevojë të bëjnë ekzaminime njësoj si më parë, ku mostra merrej nga hunda dhe nga fyti.

Sipas metodës së re, ata që do të testohen mund të pështyjnë në një provëz analizash dhe ta dërgojnë më pas për analizë.

Britania do të marrë rreth 14 mijë persona të ndryshëm si pjesë e grupit të parë që do të provojnë këtë analizë. Rezultatet merren 48 orë pasi është dhënë pështyma.

Sipas Sekretarit të Shëndetësisë Matt Hancock testi i pështymës mund ta bëjë më të lehtë për njerëzit që të testohen në shtëpi./tvklan.al