Emisioni “Opinion” mbrëmjen e sotme u fokusua në situatën ekonomike në vend. Pavarësisht se ka dy vështrime të ndryshme midis forcave kryesore politike, mazhorancës dhe opozitës, duket se kjo situatë do të jetë dhe beteja kryesore që do të zhvillohet gjatë këtyre muajve deri në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Por si është ekonomikisht Shqipëria dhe a është prekur nga kriza ekonomike botërore? Për të diskutuar mbi këto çështje në emisionin “Opinion” ishin të ftuar në një debat politik Ministri i Ekonomisë Ridvan Bode dhe zv. Ministri i Ekonomisë Enio Bozdo përballë përfaqësuesve të Partisë Demokratike Ilir Beqja dhe Arben Ahmetaj.

Të pyetur nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu nëse jemi në krizë ekonomike përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës shprehën mendimin e tyre.

Ministri Bode tha: “Dje përfaqësia e FMN-së, shefi i misionit që mbulon Shqipërinë deklaroi gjendjen e Shqipërisë, që nuk është në krizë dhe menaxhimin efiçent i situatës ekonomike në Shqipëri përgjatë periudhës së krizës globale”, po ashtu dhe zv. Ministri Bozdo e mohoi krizën ekonomike në Shqipëri.

Ndërsa Ahmetaj tha se jemi në krizë prej kohësh, por akoma nuk është kapur kulmi i tij. Beqja e pohoi dhe shtoi se qeveria nuk ka një plan antikrizë as në axhendën e saj./tvklan.al