Jemi në pikun e sezonit turistik dhe këtu në bregdetin e Durrësit vihet re një rritje e ndjeshme e mjeteve lundruese. Nisur nga kjo policia kufitare ka shtuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe respektimin e perimetrit të sigurisë.

Petrit Pjetri, Shef i Stacionit të Policisë Kufitare Spille: Fokusi ka qenë tek dokumentacioni, zbatimi i rregullave të lundrimit dhe respektimi i zonave të sigurisë.

Por cilët janë kategoria e drejtuesve të mjeteve lundruese që përbëjnë rrezik për sigurinë e pushuesve?

Petrit Pjetri: Përdoruesit privatë që vijnë një ditë ose dy herë në vit dhe ai ndoshta nga mosnjohja mirë e akteve ligjore, detyrimeve ligjore që ka, korridoret e hyrje-daljeve, distancën nga lundrimi.

Sipas shefit të Stacionit të Policisë Kufitare Spille shkak për shkeljet e vazhdueshme nga ana e përdoruesve të mjeteve lundruese vetjake bëhet mungesa e kufizimit të zonës së notimit.

Petrit Pjetri: Një pjesë e subjekteve që kanë marrë të drejtën e ushtrimit të stacionit të plazhit nuk kanë kryer kufizimin e zonave të notimit dhe në këtë kuadër shpeshherë ndodh që edhe përdoruesit e mjeteve lundruese nuk e kanë të qartë në cilën zonë janë duke lundruar.

Vetëm përgjatë këtij viti në të gjithë vijën bregdetare që mbulon policia kufitare Durrës, ku përfshihen plazhi i Shëngjinit, Spilleja, Durrësi, Divjaka janë ndërmarrë 71 masa administrative, vlera e të cilave arrin deri në 100 mijë Lekë.

Tv Klan