Mbytja e tre të miturve në plazhe brenda një jave ka rikthyer edhe njëherë shqetësimin për sigurinë e pushuesve, një nga sfidat e turizmit në Shqipëri.
Teksa plazhi më i madh i vendit po i afrohet periudhës së fluksit, situata në Durrës paraqitet e ngjashme me vitet e kaluara. Edhe pse një pjesë e kullave të vrojtimit janë vendosur përgjatë vijës bregdetare, jo të gjitha funksionojnë me personelin e nevojshëm, duke lënë zona të caktuara pa mbulim të plotë nga rojet bregdetare.
Pushuesit shprehen se prania e vrojtuesve të plazhit është e domosdoshme për të garantuar sigurinë e pushimeve dhe për të parandaluar ngjarje të rënda.
Edhe vetë operatorët turistikë kërkojnë masa konkrete për rritjen e sigurisë në bregdet. Me të njëjtin problem po përballet edhe bregdeti i Lezhës. Në kulla të shumta mungon vrojtuesi i plazhit, siç duket në këto pamje.
Sipas drejtuesve të agjencisë rajonale të bregdetit Lezhë, aktualisht janë 40 kontrata të miratuara të subjekteve që menaxhojnë stacionet e plazheve ku janë instaluar vrojtuesit, ndërsa rreth 45 të tjera janë në proces.
Agjencia rajonale e bregdetit në Lezhë pranon se po përballet edhe me mungesë të punonëjsve të licensuar si vrojtues plazhi.
Në bazë të ligjit, për çdo 200 deri në 250 metra vijë bregdetare, duhet të ngrihet të paktën një kullë vrojtimi me lartësi rreth 3 metra.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 