Tenisti Jannik Sinner, ka vendosur t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në gjurin e djathtë pas muajsh pasigurie dhe konsultash të shumta mjekësore.

Tenisti italian është nisur drejt qytetit të Turkut në Finlandë, ku operacioni do të kryhet nesër, më 24 nëntor, nga ortopedi me famë ndërkombëtare Lasse Lempainen, i njohur për bashkëpunimet me klube si Barcelona, Juventusi dhe Milani.

Sinner vuan nga një tendinopati e jashtme e gjurit të djathtë, problem që e ka mbajtur jashtë prej triumfit në finalen e Wimbledonit në korrik. Meqenëse terapia nuk dha rezultatet e pritura, kampioni italian hoqi dorë nga programi i fizioterapisë në Lion dhe zgjodhi ndërhyrjen kirurgjikale pas takimit vendimtar me Lempainen në klinikën “La Madonnina” në Milano.

Koha e rikuperimit nuk është përcaktuar, por parashikohet një mungesë minimale prej tre deri në katër muaj, çka e detyron Sinnerin të humbasë Australian Open, turne që mbahet në muajin janar.

Objektivi kryesor i tenistit në këtë skenar do të ishte rikthimi në Montecarlo, për të synuar më pas triumfin në Roland Garros, i vetmi turne Grand Slam që i mungon ende në koleksionin e tij.

/tvklan.al