Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, duke shembur ambientet pa leje të disa subjekteve dhe atë e shoqëron me tekstin: ”S’ka pushim”.
Sjellim ndërmend se ditën e djeshme, 4 shtator, Rama prezantoi Strategjinë për Zhvillimin e Sektorit të Turizmit, ku hapësirat e gjelbërta përbënin një pikë të rëndësishme. Kryeministri gjatë fjalës së tij premtoi gjelbërimin total të Shqipërisë.
“Në të gjitha pjesët ku e kemi shqepur dhe bërë copë-copë duke harruar që bukuria dhe hiret e Shqipërisë janë aseti më i madh që nuk ka kopje kolone në hotele që mund ta konkurrojë. Luksi i Shqipërisë është bukuria e vet, tradita e vet. Duke e kthyer natyrën në aset për të rritur çmimin. Do e shohim që nga rrugët kombëtare. Nga krijimi i fidanishteve në tokat buzë rrugëve ku faktikisht nuk ka ndërtim apo prodhim te futja e natyrës në qytet, hapësira publike do ketë më shumë natyrë edhe në qytet.”, shprehej ai.
Aksioni për lirimin e hapësirave publike nisi në muajin korrik dhe është shtrirë në mbarë vendin. Madje, qeveria ka ngritur edhe një aplikacion, “Hapësira Ime”, ku qytetarët mund të raportojnë rastet e zënies së hapësirave publike. Deri më tani janë bërë rreth 8 mijë e 700 raportime, prej të cilave janë zgjidhur më shumë se 3 mijë e 800.
/tvklan.al












Botërori 2026 
