Të ftuarit e Marina Vjollcës u pyetën për një mendim fillestar në lidhje me kualifikimin e Gjermaninë. Menaxheri i futbollit Sokol Haxhia pati një mendim të veçantë për ecurinë e Danimarkës.

Haxhiu: Nuk më befasoi Gjermania sepse ka lojtarë me kualitet dhe ka konkurrencë në ekip. Vërtet fituan por Danimarka  bëri dhe ajo ndeshjen e vetë. Dy lojtarët më të mirë në fushë rezultuar portieri për danezët dhe Rudiger për Gjermaninë. Rivaliteti më i madh ishte në mesin e fushës. Më erdhi keq për Danimarkën se për lojën që bënin u duk më shumë një skuadër latine sesa një skuadër nordike, Në mënyrën e impostimit të lojës duket një skuadër latine me mbajtjen e topit, pasimet e shkurtra. Gjermania beri atë që duhet të bënte. Do e shohim në çerekfinale.

/tvklan.al