Presidenti amerikan Donald Trump ka shënuar një rritje të lehtë të mbështetjes publike, por kjo nuk ka mjaftuar për të frenuar avantazhin në rritje të demokratëve në prag të zgjedhjeve të mesmandatit.
Sipas një sondazhi të Reuters dhe Ipsos, 35% e amerikanëve miratojnë mënyrën se si Trump po ushtron detyrën, kundrejt 33% në sondazhin e fundit, ku presidenti regjistroi nivelin më të ulët të popullaritetit në karrierën e tij politike.
Ndërkohë, demokratët kanë zgjeruar avantazhin në të ashtuquajturin “generic ballot”.
44% e të anketuarve thonë se do të votonin për Demokratët nëse zgjedhjet për Kongresin do të zhvilloheshin sot, ndërsa 37 për qind zgjedhin Republikanët.
Diferenca prej 7 pikësh ështe më e madhja që prej rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Edhe për ekonominë, Demokratët kanë kaluar republikanët me një pikë avantazh, 38% kundrejt 37 për qind.
Sondazhi përfshiu 1 mijë e 143 amerikanë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 