Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca është takuar me eurokomisionerin për zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn. Ky i fundit ndodhet për vizitë në Tiranë dhe gjatë takimit që ka patur me Soreca, kanë biseduar për situatën aktuale politike në Shqipëri.

Takimi mes tyre është pasqyruar nga vetë ambasadori i BE-së, i cili në një postim në Twitter shkruan se e ka informuar eurokomisionerin për zhvillimet politike, si dhe për reformat që po zhvillohen në funksion të një përgjigjeje pozitive për çeljen e negociatave për anëtarësim në muajin Tetor.

“Jam i lumtur të informoj komisionerin Johannes Hahn për zhvillimet më të fundit të situatës politike në Shqipëri. Në funksion të vendimit për hapjen e negociatave për anëtarësim në muajin Tetor, është e rëndësishme që të vazhdohet me avancimin e reformave”, shprehet ambasadori Soreca. /tvklan.al