Përgjigjja e Iranit ndaj një propozimi paqeje nga Shtetet e Bashkuara, që synon t’i japë fund luftës në Lindjen e Mesme, pritet më vonë gjatë ditës së premte. Të paktën kështu raporton sot Reuters.
Një burim tha për Reuters, se presidenti amerikan Donald Trump dhe zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë janë njoftuar përmes ndërmjetësve se kundërpropozimi i Iranit ka të ngjarë të mbërrijë të premten.
Lufta, e cila nisi kur SHBA-të dhe Izraeli sulmuan Iranin më 28 shkurt, është përhapur në të gjithë Lindjen e Mesme.
Sipas burimeve dhe raportimeve, Irani kishte shqyrtuar një propozim prej 15 pikash, të dërguar përmes Pakistanit, i cili përfshinte kërkesa që varionin nga çmontimi i programit bërthamor të Iranit deri te kufizimi i zhvillimit të raketave dhe dorëzimi efektiv i kontrollit mbi Ngushticën e Hormuzit.
Një zyrtar iranian i tha Reuters-it të enjten se zyrtarët e lartë e kishin shqyrtuar propozimin dhe mendonin se ai i shërbente vetëm interesave të SHBA-ve dhe Izraelit. Megjithatë, zyrtari theksoi se diplomacia nuk kishte përfunduar.
/tvklan.al












Botërori 2026 
