Klodiana Spahiu u betua këtë të premte si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Në ceremoninë e zhvilluar sot ishte e pranishme edhe nënkryetarja e Kuvendit, Evis Kushi.
Ceremonia nisi me ekzekutimin e himnit kombëtar, vijoi me leximin e dekretit të emërimit dhe formulës së betimit.
Më pas, ministrja Spahiu u betua mbi Kushtetutë para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Spahiu zëvendëson në këtë detyrë ish-ministren Evis Salën, e cila dha dorëheqjen nga detyra.
Kuvendi miratoi të hënën me 79 vota emërimin e Klodiana Spahiut në detyrën e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
/tvklan.al












Botërori 2026 
