11 shtator 2026- Klodiana Spahiu është betuar këtë të premte para Presidentit të Republikës, duke marrë kështu zyrtarisht detyrën si ministre Shëndetësie.
Klodian Spahia është deputete e qarkut të Durrësit prej 2009 dhe ka ardhur në politikë nga bluzat e bardha.
Ajo ka përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme dhe është e specializuar për kardiologji dhe ka kryer studime pasuniversitare në Itali.
Spahiu ka qenë dhe anëtare dhe nënkryetare e Komisionit të Shëndetësisë dhe është angazhuar në nismat e ndërmarra nga socialistët në këtë sektor.
Spahiu zëvendëson në këtë detyrë ish-ministren Evis Salën, e cila dha dorëheqjen nga detyra.
Kuvendi miratoi të hënën me 79 vota emërimin e Klodiana Spahiut në detyrën e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Spahiu ka mbajtur postin e nënkryetares së Kuvendit, kurse në vend të saj u votua në nisje të sesionit të ri parlamentar Evis Kushi.
/tvklan.al












Botërori 2026 