Prokuroria e Posaçme njoftoi se sekuestroi një vilë, me dyshimet se ajo është pasuri indirekte e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Përmes një njoftimi zyrtar, SPAK thotë se kjo pasuri është produkt i korrupsionit, për favorizimin e një kompanie në një tender, në cilësinë e drejtueses së Albcontrolit.
Po ashtu, Prokuroria bën me dije se, përveç akuzës së shkeljes së barazisë në tendera, ndaj Ballukut janë ngritur dyshime për përfshirje në korrupsion e pastrim parash.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
