Spanja dhuroi një paraqitje bindëse në shtëpi, duke mposhtur Kroacinë me rezultatin 4-1 dhe duke marrë kryesimin e grupit me pikë të plota.

Ndeshja nisi menjëherë me avantazhin e vendasve. Në minutën e dytë, Lamine Yamal zhbllokoi takimin me një goditje spektakolare, duke i dhënë Spanjës epërsinë.

Kroacia reagoi në minutën e 28-të, me Dion Beljo që shënoi me kokë dhe riktheu baraspeshën në fushë. Megjithatë, barazimi zgjati vetëm pak minuta. Pas asistimit të Yamal, Marc Pubill shënoi në minutën e 31-të dhe riktheu Spanjën në avantazh.

Edhe në pjesën e dytë, kampionët e botës kontrolluan ritmin e lojës. Në minutën e 63-të, Yamal realizoi golin e dytë personal dhe arriti një tjetër rekord, duke u bërë lojtari më i ri në historinë e kombëtares spanjolle që arrin kuotën e dhjetë golave.

Me pas, Nico Williams kompletoi suksesin e Spanjës, duke vulosur rezultatin 4-1. Me këtë fitore, skuadra e Luis De La Fuente kryeson grupin me gjashtë pikë, ndërsa Kroacia mbetet me tre pikë.

Fitore edhe për Anglinë, që mposhti Republikën Çeke me rezultatin 0-2. Vendasit mbetën me dhjetë lojtarë që në minutën e 25-të, pas kartonit të kuq të Pavel Sulc, të konfirmuar pas ndërhyrjes së VAR-it.

“Tre Luanët” shfrytëzuan avantazhin numerik në pjesën e dytë. Antony Gordon zhbllokoi rezultatin në minutën e 47-të, ndërsa Harry Kane, në minutën e 69-të, realizoi golin e dytë dhe vulosi fitoren 0-2.

Me këtë sukses, Anglia siguron tre pikët e para dhe ngjitet në vendin e dytë, ndërsa Republika Çeke mbetet në fund të renditjes.

Klan News

/tvklan.al