Përpos urisë për të festuar 3 pikët edhe hedhur një hap të madh drejt raundit tjetër të Kupës së Botës, te Spanja mendojnë edhe për një tjetër aspekt.

Për trajnerin Luis de la Fuente, ndeshja e radhës ndaj Arabisë Saudite nuk është vetëm një test kualifikimi, por një përpjekje për të rikthyer një identitet ofensiv që është zbehur ndeshjet e fundit, mbi të gjitha edhe kundër rivalëve si Kepi i Gjelbër.

Problemi i golit nuk është i ri. Përfaqësuesja spanjolle po kalon një periudhë të zgjatur pa efektivitet në finalizim, një krizë që shtrihet përtej këtij turneu dhe kthehet në kujtimet e Katarit 2022, ku skuadra u ndal në mënyrë dramatike pas penalltive ndaj Marokut.

Statistikat janë të ashpra dhe pothuajse historike. Spanja ka plot 289 minuta pa shënuar në Kupën e Botës, një rekord që tejkalon periudha të tjera të gjata në të kaluarën, përfshirë 2002–2006 (245 minuta) dhe madje edhe ciklin 1934–1950 (261 minuta).

Goli i fundit në një Botëror mbetet ai i Álvaro Morata më 1 dhjetor 2022, në humbjen 2-1 ndaj Japonisë. Që atëherë, “La Roja” ka kaluar momente të errëta, përfshirë edhe eliminimin me penallti ndaj Marokut, ku fati u vendos nga pika e bardhë dhe jo nga loja e hapur.

Megjithatë, në kampin spanjoll nuk mungon besimi. Skuadra shpreson që energjia e re e Lamine Yamal dhe Nico Williams të sjellë ndryshimin që mungoi në ndeshjen e parë, ku rastet ishin të pakta dhe efektiviteti edhe më i ulët.

Në këtë kontekst, Spanja nuk po kërkon vetëm një fitore. Ajo po kërkon një gol që duket sikur duhet “shfletuar në histori” për të kthyer besimin e një kombi që është mësuar ta shohë rrjetën duke u tundur gjithmonë.

Klan News

/tvklan.al