Spanja u kualifikua në çerekfinalet e Botërorit 2026, pasi mundi 1-0 Portugalinë në Dallas dhe do të luajë me Belgjikën. Cristiano Ronaldo u eliminua, duke përfunduar aventurën e tij të fundit në një Kupë Bote.

Ndeshja ishte e ekuilibruar, me portierët që u vendosën në provë që në fillim. Portugalia goditi traversën me Nuno Mendes, por zëvendësimet e trajnerit Luis de la Fuente bënë diferencën. Në minutën e 91-të, Ferran Torres asistoi për Mikel Merinon, i cili shënoi golin e fitores.

Në përfundim të sfidës, Roberto Martinez tha nuk do të vijojë më punën në Portugali. Spanja vijon rrugën kështu për të përsëritur suksesin e vitit 2010, kur fitoi titullin e vetëm Botëror në historinë e saj.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u eliminuan nga gara, pasi Belgjika fitoi me rezultatin 4-1 takimin e zhvilluar në Seatle. Përfshirja e Balogun si titullar nuk i shpëtoi amerikanët. Sulmuesi iu hoq pezullimi prej kartonit të kuq të marrë një ndeshje më parë, pas ndërhyrjes së presidentit Trump, duke sjellë shumë polemika për këtë vendim të FIFA-s.

De Ketelaere ishte më i miri në fushë për belgët, me 2 gola të realizuar në pjesën e parë. Në të dytën shënuan edhe Vanaken dhe Lukaku. Të vetmin gol për amerikanët e realizoi Tillman.

Me eliminimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk ka mbetur në Botëror asnjë nga vendet organizatore të turneut.

Tv Klan

/tvklan.al