Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan NostalgjiKlan NostalgjiKlan MusicKlan MusicKlan RadioKlan RadioKlani ImKlani Im

Cilësimet

Modaliteti i dritës

Madhësia e shkronjave

16px

Aksesueshmëria

Redukto lëvizjet

Pakëson animacionet dhe efektet pulsuese.

Font i lexueshëm

Përdor shkronja më të thjeshta për lexim.

Hapësira mes rreshtave

Thekso lidhjet

I bën linket më të dukshme në artikuj.

Luis De La Fuente

Tre yje për kampionët e botës

Spanja konfirmoi dominimin e saj në Kupën e Botës 2026, duke fituar yllin e dytë dhe duke lënë gjurmë edhe në formacionin ideal të turneut. Kampionët e botës përfaqësohen me tre futbollistë në njëmbëdhjetëshen më të mirë të zgjedhur nga tifozët: Pedro Porro, Marc Cucurella dhe Rodri. “La Roja”, nën drejtimin e trajnerit Luis de la Fuente, zhvilloi një turne të jashtëzakonshëm, duke udhëhequr 26 lojtarët e kombëtares drejt triumfit. Pas suksesit të vitit 2010, kur pesë spanjollë...

Korrik 22, 2026

Luis de la Fuente, sekreti “i madh” i Spanjës

Një kampione Bote si Spanja mund të ketë njëqind sekrete, por mund të jetë edhe vetëm një. Triumfi i Spanjës është padyshim fryt i punës së trajnerit Luis de la Fuente, i cili arriti të ndërtojë një skuadër me disiplinën dhe funksionimin e një ekipi klubesh. Çdo futbollist kishte një rol të qartë në fushë,...

Korrik 20, 2026

Spanjë-Argjentinë, finalja e filozofive 

Të gjithë sytë e botës do të jenë të drejtuar mbrëmjen e sotme nga New Jersey, aty ku luhet finalja e Botërorit. Spanja dhe Argjentina kërkojnë kurorën e më të mirit të botës, me emocionet që do të mund t’i përjetoni në TV Klan duke nisur nga ora 21:00. Finalja e Kupës së Botës 2026...

Korrik 19, 2026

Nesër finalja e Kupës së Botës

Nesër do të vendoset kampioni i Botës për vitin 2026. Argjentina, që është zotëruesja e trofeut, do të luajë me Spanjën në Nju Xhersi. Lionel Scaloni, që u shpall kampion 4 vite më parë në Katar, thotë se tifozët e tyre besojnë te ekipi, por çfarëdo që të ndodhë, e quan një sukses. “Edhe njerëzit...

Korrik 18, 2026

Luis De La Fuente, “mbreti” i finaleve

Kur bëhet fjalë për finale, Luis de la Fuente është kthyer në një garanci për futbollin spanjoll. Trajneri i “La Roja”-s ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke e çuar Spanjën në një finale në çdo vit që prej marrjes së drejtimit të kombëtares së parë. Tani, pas kualifikimit në finalen e Kupës së Botës,...

Korrik 15, 2026

Spanja në gjysmëfinale, sytë nga Franca

Spanja vazhdon rrugëtimin e saj drejt trofeut të Botërorit 2026. Kampionët në fuqi të Evropës siguruan një vend në gjysmëfinale pas fitores 2-1 ndaj Belgjikës, në një sfidë ku treguan edhe një herë karakterin dhe forcën e një skuadre të madhe. Protagonisti i mbrëmjes ishte sërish Mikel Merino. I aktivizuar vetëm pak minuta para fundit,...

Korrik 11, 2026

Spanja përballet sonte me Belgjikën

Mbrëmjen e sotme, Spanja dhe Belgjika do të përballen në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, në takimin e parë zyrtar mes tyre pas 17 vitesh. Dy kombëtaret vijnë në këtë sfidë pas fitoreve bindëse, por me rrugë të ndryshme drejt fazës me eliminim direkt. Spanja vazhdon të konfirmojë formën e jashtëzakonshme nën drejtimin e...

Korrik 10, 2026

Historia frymëzuese e de la Fuentes

Para se të bëhej trajneri që udhëhoqi Spanjën drejt triumfit në EURO 2024, Luis de la Fuente kaloi një periudhë të vështirë në karrierën e tij. Në vitin 2013, pasi u shkarkua nga Deportivo Alavés, ai mbeti pa punë për 18 muaj të gjatë dhe nuk e dinte se një njoftim i vogël në një...

Korrik 9, 2026

Spanja cinike tremb botën 

Të fitosh në futboll nuk mjafton vetëm të jesh spektakolar në fushë, ndonjëherë vlen edhe cinizmi. Këtë e vërtetoi edhe njëherë fitorja e Spanjës, 1-0 ndaj Portugalisë. Fitorja ishte një triumf për trajnerin Luis de la Fuente, filozofia e të cilit u konfirmua edhe njëherë frytdhënëse. Tekniku spanjoll ka ndërtuar skuadrën mbi idenë se turnetë...

Korrik 7, 2026

Spanja kualifikohet, eliminohet Portugalia

Spanja u kualifikua në çerekfinalet e Botërorit 2026, pasi mundi 1-0 Portugalinë në Dallas dhe do të luajë me Belgjikën. Cristiano Ronaldo u eliminua, duke përfunduar aventurën e tij të fundit në një Kupë Bote. Ndeshja ishte e ekuilibruar, me portierët që u vendosën në provë që në fillim. Portugalia goditi traversën me Nuno Mendes,...

Korrik 7, 2026