Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë ka njoftuar se ka miratuar pjesërisht kërkesën e mbrojtjes për zgjatjen e afatit për dorëzimin e njoftimeve për apel kundër aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Si mbrojtja, ashtu edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë afat deri më 27 nëntor 2026 të dorëzojnë njoftimin për veprimet që do të ndërmarrin për shkallën e dytë të vendimit.
Sipas Speciales, avokatët mbrojtës kërkuan zgjatjen e afatit deri më 15 dhjetor 2026 për dorëzimin e njoftimit për apel, duke e arsyetuar këtë kërkesë me gjatësinë dhe kompleksitetin e paprecedentë të aktgjykimit të shkallës së parë, e që janë arsye të vlefshme për zgjatjen e afatit.
Por trupi gjykues e rrëzoi duke e cilësuar si jo-proporcionale kërkesën.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 