Rekorde dhe gola spektakolar. Kupa e Botës 2026 ka luajtur vetëm raundin e parë në fazën e grupeve, por kaq ka mjaftuar që kompeticioni më magjik i futbollit të ngrihet në nivelin që pritej.
Tashmë janë luajtur ndeshjet e para dhe bilanci është i jashtëzakonshëm, stadiumet janë mbushur me emocione, surpriza dhe një mal golash.
18 ndeshje, 64 gola dhe një mesatare prej 3.55 golash për sfidë, shifra që tregojnë se beteja për trofeun më të madh të futbollit ka nisur me ritëm të çmendur.
Favoritët kanë treguar forcën e tyre, skuadrat debutuese kanë shkruar histori, ndërsa yjet e mëdhenj kanë filluar të lënë gjurmën e tyre.
Nga fitoret e thella deri te dramat e minutave të fundit, raundi i parë ka dhënë një panoramë të një Botërori ku çdo moment mund të ndryshojë fatin e një ndeshjeje.
Një nga sinjalet më të forta erdhi nga Gjermania, që shpërtheu me një fitore 7-1 ndaj Curaçaos, duke regjistruar edhe takimin me më më shumë gola.
Franca gjithashtu shkëlqeu me sukses, duke mposhtur Senegalin 3-1, ndërsa Norvegjia dhuroi një paraqitje bindëse me fitoren 4-1 ndaj Irakut.
Por mes ndeshjeve të para, një vend të veçantë mori dueli Angli – Kroaci. Një përballje plot ritëm dhe emocione, ku Tre Luanët triumfuan 4-2 pas një loje spektakolare dhe shumë momenteve dramatike. Spektakël dhe i vetëm Lionel Messi, tashmë mbajtës i dhjetëra rekordeve në Kupën e Botës.
Me tregolëshin ndaj Algjerisë, “pleshti” jo vetëm udhëhoqi kampionët e Botës Argjentinën drejt 3 pikëve por shënoi edhe një nga golat më të bukur të ndeshjeve të para. Pas 18 ndeshjeve të para, bilanci është spektakolar dhe me një Kupë Bote që ka nisur pa frena.
Në këtë ritëm, sfidat e ardhshme premtojnë edhe më shumë emocione, të cilat i përjetoni falas në ekranin e TV kombëtar Klan.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
