Një deklaratë e senatorit demokrat Jon Ossoff ka nxitur spekulime të shumta në internet për marrëdhënien mes presidentit Donald Trump dhe një prej ndihmëseve të tij më të afërta, Natalie Harp.
Ossoff shigjetoi Trump se është më i interesuar të ndërtojë sallën e ballove në Shtëpinë e Bardhë dhe të fluturojë me Harp, sesa të përmbushë detyrat e tij presidenciale. Komenti shkaktoi reagime të shumta, duke bërë që çështja të marrë edhe më tepër vëmendje publike. Harp, 35 vjeçe, është aktualisht asistente speciale e presidentit dhe asistente ekzekutive.
Ajo njihet prej vitesh për besnikërinë e saj ndaj Trump dhe gjatë fushatës presidenciale mori nofkën “printeri njerëzor”, pasi e ndiqte presidentin me një printer portativ për t’i siguruar informacione të printuara.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, Harp ka një rol të rëndësishëm edhe në përgatitjen e postimeve të Trump në rrjetet sociale. Shtëpia e Bardhë reagoi ashpër ndaj deklaratave të Ossoff, duke nxitur edhe më shumë pyetje dhe spekulime mbi natyrën e marrëdhënies mes tyre.
Megjithatë, nuk ka prova publike që konfirmojnë ndonjë marrëdhënie romantike mes Trump dhe Harp.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
