Dorëheqja e papritur e sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, ka nxitur një valë teorish konspirative në rrjetet sociale.

Ndonëse 28-vjeçarja deklaroi se po largohet për t’ju përkushtuar dy fëmijëve të saj të vegjël, vëmendjen e mori kjo video ku ajo shfaqet e distancuar në helikopterin presidencial pranë Donald Trump dhe ndihmëses së tij personale, Natalie Harp.

Dyshimet u thelluan nga teoritë në internet për një incident sigurie në korrik në Turqi, ku Trump u evakuua fshehurazi me një avion ushtarak për shkak të kërcënimeve iraniane, duke lënë stafin në avionin presidencial si “karrem” për të tërhequr vëmendjen e sulmuesve.

Në atë fluturim sekret, Trump mori me vete vetëm stafin më të ngushtë, përfshirë Natalie Harp-in, çka ndezi spekulime online për favorizime, xhelozi profesionale apo përplasje mes dy grave.

Sidoqoftë, këto aludime për “braktisje” në avionin karrem bien poshtë, pasi raportimet konfirmojnë se Leavitt ishte në leje lindjeje gjatë atij udhëtimi.

Po ashtu, ekspertët e gjuhës së trupit sqarojnë se në pamjet e fundit nuk ka shenja armiqësie apo konfrontimi, por thjesht një lodhje të natyrshme profesionale.

/tvklan.al