Miqësorja me Marokun do të jetë e para në “Loro Boriçin” e rinovuar. Kuqezinjtë do të rikthehen në Shkodër pas 5 vitesh dhe ka interesim për biletat. Sfida e fundit ishte miqësorja me Malin e Zi më 10 gusht të 2011.

Në sportelin e stadiumit gjen tifozë të cilët blejnë bileta edhe për takimin e 5 shtatorit me Maqedoninë. “Loro Boriçi” është në gjendje të presë më shumë se 16 mijë spektatorë. Një biletë mund të sigurohet edhe në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Për sfidën me Marokun, një test për stadiumin para takimeve zyrtare, janë blerë 1 ditë para ndeshjes rreth 3 mijë bileta, ndërsa për atë me Maqedoninë më shumë se gjysma e vendeve. Stadiumi “Loro Boriçi” do të jetë shtëpia e Kombëtares për kualifikueset e Kupës së Botës 2018. /TV KLAN