Aktualisht në të gjithë botën janë në total 860 170 raste me koronavirusin e ri COVID-19. Shifra e viktimave është rritur frikshëm pasi ka shkuar në 42 344 persona. Për sa i përket të shëruarve, numri i tyre ka shkuar në 178 441 persona.

Rastet me koronavirus, numri i viktimave dhe i të shëruarve

Sipas statistikave të marra nga Worldometer, për momentin në të gjithë botën janë 639 385 raste aktive. 95 përqind ose 606 315 e të infektuarve kanë simptoma të lehta të sëmundjes. 5 përqindëshi tjetër ose 33 070 e të infektuarve janë në gjendje kritike për jetën.

Rastet aktive me COVID-19

Worldometer shfaq gjithashtu edhe numrin e rasteve të mbyllura, pra të personave që janë shëruar dhe atyre që kanë humbur jetën. Bëhet fjalë për 220 785 raste nga të cilat 81 përqind, 178 441 e të infektuarve janë shëruar ndërsa 19%, 42 344 e të sëmurëve kanë humbur jetën.

Rastet e shëruara dhe atyre që kanë humbur jetën

Siç shihet edhe nga grafikët, numri i rasteve totale të të infektuarve ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme që nga data 6 Mars, kur u regjistruan mbi 100 000 të prekur.

Grafiku i rasteve totale

Të njëjtën linjë ndjek edhe numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën. Por në këtë rast grafiku fillon edhe ngjitet nga data 10 Mars.

Grafiku i rasteve totale të viktimave

Nga koronavirusi i ri COVID-19 janë prekur 203 shtete. Situata më e rëndë paraqitet në Itali, ku deri më tani janë shënuar mbi 12 000 viktima. Pastaj vjen Spanja, ku numri i të vdekurve nga koronavirusi po rritet ndjeshëm. Mbi 8 000 persona kanë humbur jetën atje.

Përmasa të frikshme pandemia po merr edhe në SHBA. Numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar mbi 4 000. Shtetet e Bashkuara janë bërë vendi me më shumë raste të prekurish. Atje janë regjistruar mbi 188 000 të infektuar.

Situata ka ardhur drejt përmirësimit në Kinë. Vendi ku shpërtheu pandemia mesa duket ia ka dalë që të përballojë krizën, ku nga 81 554 të infektuar kanë humbur jetën 3 312 persona.

Kina ka edhe numrin më të madh të të shëruarve, mbi 76 000 të tillë. Ndërkohë rastet në vendin aziatik kanë ardhur duke u ulur. Në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 36 raste të reja dhe 7 viktima./tvklan.al