Stiven Shpendi e ka nisur me gol sezonin e ri sportiv në Serinë B italiane. Sulmuesi shqiptar rezultoi vendimtar për Empolin në ndeshjen kundër Kremonezes, duke i dhuruar skuadrës 3 pikët.

23-vjeçari përfitoi nga një top brenda zonës dhe, i vetëm përballë portierit, e çoi në rrjetë. Për të konfirmuar golin u desh ndërhyrja e VAR-it, pasi arbitri e kishte anuluar për pozicion jashtë loje.

Stiven ende nuk është grumbulluar nga Kombëtarja shqiptare.

Tv Klan

/tvklan.al