Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan NostalgjiKlan NostalgjiKlan MusicKlan MusicKlan RadioKlan RadioKlani ImKlani Im

Cilësimet

Modaliteti i dritës

Madhësia e shkronjave

16px

Aksesueshmëria

Redukto lëvizjet

Pakëson animacionet dhe efektet pulsuese.

Font i lexueshëm

Përdor shkronja më të thjeshta për lexim.

Hapësira mes rreshtave

Thekso lidhjet

I bën linket më të dukshme në artikuj.

Futboll Italian

Stiven Shpendi e nis sezonin me gol 

Stiven Shpendi e ka nisur me gol sezonin e ri sportiv në Serinë B italiane. Sulmuesi shqiptar rezultoi vendimtar për Empolin në ndeshjen kundër Kremonezes, duke i dhuruar skuadrës 3 pikët. 23-vjeçari përfitoi nga një top brenda zonës dhe, i vetëm përballë portierit, e çoi në rrjetë. Për të konfirmuar golin u desh ndërhyrja e...

Gusht 23, 2026

Ronaldinho, gati për aventurën e re 

Kush do ta mendonte që në moshën 46‑vjeçare, 10 vite pasi vari këpucët në gozhdë, Ronaldinho do të rikthehej sërish të luante futboll? Pikërisht këtë të enjte, legjenda braziliane ka mbërritur në Itali për t’u prezantuar si lojtari më i ri i skuadrës së Ravenës, e cila është pjesë e Serisë C. Sulmuesi mbërriti paradite...

Gusht 20, 2026

Serie A zhgënjen në Kupën e Botës 2026 

Dikur ishte skena ku lindnin dhe shkëlqenin yjet e Botërorit, sot po rrezikon të mbetet pas ligave të tjera në ndikimin që ka në skenën më të madhe të futbollit botëror. Serie A ishte furnizuesja kryesore e Kupës së Botës me yje absolutë, lojtarë që dominonin skenën ndërkombëtare dhe ishin protagonistë të mëdhenj të turneut...

Qershor 23, 2026

Gazetari italian analizon punën e Tares te Milani 

Gazetari i njohur italian Carlo Pellegatti ka analizuar për Tv Klan sezonin e Milanit që u mbyll me dështimin për t’u kualifikuar në zonën Champions dhe punën e Igli Tares në një vit qëndrimi si drejtor sportiv i kuqezinjve. “Igli Tare nuk punoi dot ashtu siç do të donte. Gjeti një ambient të përçarë te...

Qershor 3, 2026

Binjakët Shpendi “çmendin” Italinë 

Dy binjakët shqiptarë, Stiven dhe Kristian Shpendi, ishin protagonistët absolutë të javës së fundit në kampionatin italian të Serie B, duke dhuruar një “show” të vërtetë me paraqitjet e tyre fantastike. Sulmuesi i Empolit, Stiven Shpendi, realizoi dopietë në barazimin dramatik 2-2 ndaj Monzës, duke shmangur humbjen për skuadrën e tij dhe duke i siguruar...

Maj 9, 2026

Inter pritet nga Papa

Papa priti ekipin e Interit pas shpalljes kampion të Italisë. Ati i Shenjtë u tha lojtarëve se janë shembull për t’u ndjekur nga të rinjtë. Skuadra e Interit u prit këtë të shtunë në audiencë speciale në Vatikan nga Papa Leoni XIV, pas fitimit të titullit kampion të Italisë. Papa përgëzoi drejtuesit, stafin teknik dhe...

Maj 9, 2026

Skandal me arbitrimin në Serinë A

Një skandal që lidhet me arbitrimin ka tronditur futbollin italian. Në qendër të akuzave është dizenjatori i gjyqtarëve të Serisë A dhe Serisë B, Gianluca Rocchi, për të cilin ka nisur një hetim për mashtrim sportiv nga Prokuroria e Milanos. Zanafilla e hetimit lidhet me një letër denoncuese që ka bërë ish-asistenti Domenico Rocca, ku...

Prill 26, 2026

Binjakët Shpendi, ndër më të çmuarit në Serie B

Ky sezon është tepër rezultativ për binjakët Shpendi. Të dy kanë shënuar gola për Cesena dhe Empoli në Serie B, duke kthyer vëmendjen e të gjithëve. 22-vjeçarët janë mes lojtarëve më të vlefshëm të ligës së dytë italiane. Stiven Shpendi është i katërti në renditjen e ndërtuar nga Qendra Ndërkombëtare për Studime në Sport. Vlera...

Prill 13, 2026

Italianët japin sinjale ringritjeje 

Futbolli italian po përpiqet të rimëkëmbet pas humbjes së kombëtares në Bosnje. Tifozët janë fokusuar te ekipet e tyre, ndërsa lojtarët e Azzurrëve po gjejnë ritmin e duhur. Në javën e 31-të, pesë lojtarë të fundit të grumbullimit,  Mancini, Scalvini, Barella, Raspadori dhe Politano, shënuan gola të rëndësishëm. Mancini shënoi në “San Siro”, por Roma...

Prill 7, 2026

Interi përgatit rinovimin për trajnerin Chivu

Interi ka vendosur tashmë që t’i ofrojë trajnerit të tij, Cristian Chivu, një kontratë të re përtej vitit 2027. “Tuttosport” raporton se klubi zikaltër do t’i propozojë teknikut rumun një kontratë të re në fund të sezonit. Bashkëpunimi mes palëve pritet të vazhdojë të paktën deri në vitin 2028. Ideja e klubit zikaltër është zgjatja...

Shkurt 7, 2026