Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut gjeti shkarkimin nga detyra të ish-prokurorit për Krime të Rënda, Gentian Osmani, dhe ish-drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Durrës, Ferdinand Elezi, si joproporcional.
Ata u larguan nga detyra pasi fillimisht Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe më pas Kolegji i Posaçëm i Apelimit gjetën mungesë burimesh të ligjshme në pasurinë e tyre.
Por në vendimet e Gjykatës së Strasburgut argumentohet se organet e vetingut kanë dhënë vendimin pa prova që provonin mosjustifikimin e pasurisë dhe në mënyrë joproporcionale, sa kohë flitej për periudha të shkurtra dhe vlera jo të larta monetare.
/tvklan.al












Botërori 2026 
