Shëndeti mendor është parësor. Stresi, sasia dhe cilësia e gjumit ndikojnë shumë keq në shëndetin e gjithë organizmit. Ndikimi është i drejtpërdrejtë jo vetëm në humor, në fuqi dhe energji fizike, por edhe në shëndetin e dhëmbëve, pra reflektohet në çdo system.

Sipas një studimi të fundit të një bashkëpunimi mes disa universiteteve të ndryshme, stresi dhe mungesa e gjumit, ndikojnë thellësisht për të zhvilluar parodontit të gradës së 4, që është formë e rëndë e sëmundjes që godet mishrat e dhëmbëve. 

Në të evidentohet fakti që nën presionin e një stresi të fortë, një njeri është 5 herë më i riskuar dhe i ekspozuar për tu prekur nga ky problem, ndërsa në rastin e lidhjes me gjumin, rreziku shtohet 3 herë.

Ndërsa kur të dy këta faktorë janë të pranishëm, organizmi bëhet shumë me vulnerabël gjë që rrit shumë herë më tepër mundësinë e prekjes nga parondontiti, përveç problematikave dhe disfunksioneve të tjera në organizëm.

Klan News