Socialistët e Tiranës kanë nisur zyrtarisht përgatitjet për zgjedhjet lokale të 9 majit. Riorganizimi në kryeqytet përfshin një strukturë të re, e cila do të funksionojë në pesë nivele përgjegjësie.

19 deputetë dhe ministra, të ndarë në 27 njësitë zgjedhore të Tiranës, ku janë edhe 3 fshatra. 34 blloqe do të jenë formë organizimi për praninë besnike në territor, 30 koordinatorë zonalë dhe 420 të deleguar, si dhe gjithë skuadra jonë socialiste e Tiranës.

Bashkëkryetarët Albana Koçiu dhe Ervin Demo kërkuan angazhim për fitoren në kryeqytet, ndërsa lajmëruan se, duke nisur nga java e ardhshme, do të fillojë një kalendar takimesh intensive në terren për përgatitjet për zgjedhjet.

Njësoj si dikur me portalin “Deputeti që Duam”, edhe në zgjedhjet lokale të 9 majit, socialistët vijnë me një risi për përzgjedhjen e këshilltarëve bashkiakë, ku të interesuarit mund të aplikojnë përmes portalit online “Këshilltari i Bashkisë Time” deri më 25 janar.

Tv Klan

/tvklan.al