Shtetet në Lindje të SHBA-ve janë paralizuar prej tre ditësh nga stuhia dimërore. Shërbimi Kombëtar i Motit lëshoi paralajmërime për rreth 118 milionë banorë.
Autoritetet paralajmëruan për ndërprerje të gjata të udhëtimeve dhe vështirësi në furnizimin me energji elektrike në disa zona.
Miliona amerikanë u këshilluan të tregojnë kujdes ndaj temperaturave ekstreme, të cilat janë disa gradë nën zero përgjatë kufirit me Kanadanë, deri në jug, në Gjirin e Meksikës. Në Nju Jork, bora mbuloi sheshin Times Square.
Makineri të rënda u panë duke pastruar borën, ndërsa guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, njoftoi se kishte mobilizuar trupa të Gardës Kombëtare në qytet, Long Island dhe Luginën Hudson për të ndihmuar në përballimin e emergjencës.
Ndërkohë, stuhia e fuqishme përfshiu edhe shtetet e Teksasit, Oklahomës dhe Kansasit, ku një shtresë e trashë bore mbuloi qytete dhe zona të tëra.
Pamjet ajrore mbi Oklahoma tregojnë lagje të mbuluara nga bora, pellgje të ngrira dhe rrugë pothuajse të zbrazëta.
Në aeroportin ndërkombëtar Will Rogers po punohet për shkrirjen e akullit, edhe pse shumica e fluturimeve janë anuluar për shkak të kushteve të këqija atmosferike.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 