Vera Grabocka: Mbretëresha e bukurisë shqiptare është vajza me numrin 27, Suada Sherifi.”
Aljketa Vejsiu: “Salla unanimisht mirëpret të bukurën e dheut shqiptar, Miss Vlora dhe Miss Albania 2005 Suada Sherifi. Zonja Grabocka vendos kurorën për mbretëreshën më të re të bukurisë shqiptare.”
Kurora e Miss dhe Mister Albania 2005 është ndalur këtë vit në dy qytetet bregdetare , në Vlorë me Suada Sherifi dhe Durrës me Ervin Pepaj.
Gazetarja: “Emocionet e para për Televizionin Klan. Si ndihesh?”
Suada Sherifi: “ Jam shumë e emocionuar, falënderoj të gjithë ata që më kanë vlerësuar dhe më kanë votuar sonte. Një përshëndetje të gjithëve, natën e mirë, faleminderit shumë.”
Gazetarja: “Si do ta shfrytëzosh kurorën?”
Suada Sherifi: “Në mënyrë më të mirë besoj. Do më hapi dyert që unë dëshiroj për karrierën time, faleminderit, faleminderit.”
Gazetarja: “Ikim dhe te Misteri, Misteri si ndihesh?”
Ervin Pepaj: “Me një peshë shumë të madhe mbi kokë, pasi kam marrë një kurorë shumë të rëndësishme siç është Miss dhe Mister Albania, një spektakël madhështor. Shumë i emocionuar.”
Gazetarja: “Çfarë do doje të dije për këtë kurorë? Çfarë do të doje to?”
Ervin Pepaj: “Atë tashmë e mora domethënë, të marrë këtë çmim në Durrës. Ky ishte një ide dëshirë që kisha, e arrita. Nuk e di, të tjera ia lemë kohës.”
Gazetarja: “Urime”
Ervin Pepaj: “Faleminderit!”
Producentët Gjebrea dhe Grabocka kësaj here i kanë besuar regjinë Valbona Selimllarit dhe drejtimin Alketa Vejsiut. Siç është bërë traditë ky konkurs bukurie ka servirur dhe shumë çmime të tjera si, Miss Fotozhenia, Miss Model, Miss Buzëqeshja, Miss Press, e të tjera. Të pranishëm për të shijuar garën më të rëndësishme të vitit të bukurisë kanë qenë personalitetet të njohur të politikës ku përmendim, kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha, kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, si dhe emra të tjerë të njohur të artit, kulturës dhe gazetarisë.
Vajzat dhe djemtë kanë sfiluar nën ritmet e muzikës shqiptare me motive nga jugu dhe veriu i vendit. Kolazhet me disa nga këngëtarët e spektaklit nga “100 Këngët e Shekullit” si dhe të “Këngës Magjike” kanë krijuar një atmosferë të nxehtë dhe festive mbrëmë në Pallatin e Kongreseve. Në skenë janë ngjitur këngëtar si Eli Fara, Doktor Flori, Ardian Gaxha, Shpat Kasapi, Jonida Maliqi, Eranda Libohova, Vikena Kamenica, e Saimir Braho, të cilët kanë sjellë për publikun disa kombinime interesante të muzikës popullore, me atë të lehtë dhe rrep.
Një tjetër e ftuar ka qenë edhe Miriami, shqiptarja e grupit të njohur Preluders. Një elementë shumë i veçante ka qenë dhe koreografia që është realizuar me shumë përkushtim nga Albi Nanko. Ndërsa skena ku kanë sfiluar vajzat dhe djemtë ofronte një pamje të rehatshme falë skenografit Bashkim Zahaj. Juria e cila më së shumti ka qenë e përbërë nga gazetarë të njohur ka vendosur që çmimet Miss dhe Mister Albanias ta jap Suada Sherifit dhe Ervin Pepajt. /tvklan.al
Gazetare: Mira Kazhani












Botërori 2026 