Ernest Muçi dhe Mohamed Salah janë dyshja perfekte e Trabzonsporit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur golin e parë sezonal në Turqi pas një asisti perfekt të egjiptianit në fitoren 5-0 kundër Gençlerbirligi.
Në këtë sezon, Muçi e ka asistuar 2 herë Salahun duke konfirmuar një kimi të shkëlqyer mes tyre në fushën e lojës, për të cilën ka folur vetë 25-vjeçari.
“Nuk është nevoja të them se Salah është një lojtar i madh. E rëndësishme është që po kuptohemi me njëri-tjetrin në fushën e lojës dhe raporti ynë është i shkëlqyer. Jam i lumtur për golin, por mbi të gjitha për fitoren”, tha Muçi.
Lajme të mira nga Turqia vijnë për Kombëtaren edhe nga kampi i Sivasporit, aty ku Rei Manaj në ndeshjen e fundjavës ka dhënë një asist dhe ka shënuar gol.
Sulmuesi kuqezi konfirmohet i rrezikshëm brenda zonës dhe në lojën e ajrit.
Ky ishte goli i gjashtë i Manajt në këtë sezon të Ligës së parë turke.
Edhe Kristian Shpendi po kalon një formë të shkëlqyer në Serinë B italiane. Sulmuesi gjeti rrugën e rrjetës në barazimin kundër Mantovës.
Ky ishte goli i tretë në 3 ndeshjet e para të këtij sezoni për Shpendin.
/tvklan.al












Botërori 2026 
