Rivaliteti për krijimin e Superligës Europiane duket se nuk ka fund mes klubeve kundër UEFA-s e FIFA-s.

Gjykata spanjolle ka urdhëruar drejtuesit e futbollit Europian dhe Botëror të ndalonin kundërshtimin e tyre ndaj një kompeticioni paralel evropian, duke vendosur se ata po praktikonin sjellje manipuluese  dhe po abuzonin me pozitën e tyre.

Në vendimin e saj thuhet se organet drejtuese shkelën ligjin e Bashkimit Evropian duke i ndaluar klubet të marrin pjesë në një kampionat të ri. Çështja u ngrit nga kompania e zhvillimit të sportit që qëndron pas planit për të krijuar Superligën Europiane, kundër Federatës Spanjolle të Futbollit, LaLiga-s spanjolle, UEFA-s dhe FIFA-s, të cilët kishin bllokuar ESL-në.

Vendimi pasoi një vendim të ngjashëm nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë në dhjetor. Propozimi në vitin 2021 për një kampionat të shkëputur nga 12 klubet kryesore të Evropës shkaktoi protesta të gjera mes tifozëve dhe kërcënime me sanksione nga UEFA, duke bërë që nëntë prej tyre të tërhiqen. Real Madrid, Barcelona, ​​Juventus dhe nëntë klube të tjera më të mira evropiane njoftuan planin në prillin e vitit 2021.

Lëvizja u rrëzua brenda 48 orëve, pas një proteste publike që detyroi Manchester United, Liverpool, Manchester City, Chelsea, Tottenham Hotspur, Arsenal, Milan, Inter dhe Atletico Madrid të tërhiqen.

Klan News