Superliga shqiptare mbylli javën e dytë të sezonit të ri.

Në dy ndeshjet e fundit të javës Elbasani fitoi 3-0 me Teutën. Skuadra vendase tregoi formë më të mirë duke dominuar fushën dhe lojën. Nga ana tjetër Teuta nuk arriti ta gjente veten në këtë ndeshje. Një supergol i moldavit Cristian Dros në pjesën e parë i dha shpresë Elbasanit.

Në pjesën e dytë rezultatin dhe fitoren e siguruan Ardit Hila dhe Arsen Kasa. Elbasani është në vendin e dytë të renditjes me 4 pikë.

Me shumë emocione ishte sfida Bylis-Dimano. Skuadra vendase gjeti fitoren në minutën e 100 me golin e mbrojtësit Brazilian, Bruno, i cili u gjend në vendin e duhur, në kohën e duhur.

Më herët Dinamo e pati mundësinë për të shënuar pasi fitoi një 11 metërsh për prekje të topit me dorë, por Bregu u tregua i pasaktë duke e çuar topin mbi traversë.

Ashtu sikurse përfundoi edhe ai i shkuari renditje kryesohet nga Egnatia. Klubi nga Rrogozhina ka fituar dy ndeshjet e para.

Ndërsa skuadrat pretendente si Partizani dhe Tirana janë në mesin e renditjes.

Tv Klan