Brooklyn Beckham është vënë në qendër të komenteve dhe ironisë në rrjetet sociale pas publikimit të disa fotografive nga festa e Halloween-it, ku pozon krah bashkëshortes së tij, Nicola Peltz, dhe mikut të tyre, Damian Hurley.
Ajo që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve ishte zgjedhja e kostumeve. Nicola dhe Damian kishin krijuar një kombinim mes tyre, ndërsa Brooklyn dukej sikur nuk përshtatej me tematikën e dyshes. 27-vjeçari kishte zgjedhur të maskohej si Superman, duke përdorur një bark artificial dhe syzet e famshme të Clark Kent, shkruan Daily Mail.

Nga ana tjetër, Nicola kishte marrë pamjen e Catwoman, e veshur me një kostum të zi lëkure. Damian ishte frymëzuar nga një prej paraqitjeve ikonike të Michael Jackson përpara publikimit të albumit “Dangerous”.

Në një prej fotove të shpërndara në Instagram, Damian shfaqet pranë Nicola-s, duke e mbajtur me krah, ndërsa Brooklyn qëndron pas tyre me duart në xhepa. Pikërisht kjo pozë u bë objekt humori për përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët e përshkruan Brooklyn-in si personin e tretë mes tyre, madje edhe si “rezervë”.

Miqësia mes Brooklyn-it dhe Damian-it daton që nga fëmijëria. Të dy kanë si kumbar Sir Elton John. Së fundmi, ata janë takuar së bashku me Nicola-n edhe në Venecia, gjatë festimeve për 64-vjetorin e David Furnish, bashkëshortit të këngëtarit të njohur.
Ndërkohë, Brooklyn dhe Nicola kanë shënuar së fundmi shtatë vite së bashku, duke i kushtuar njëri-tjetrit edhe postime në rrjetet sociale.












Botërori 2026 
