Java e katërt e Premier League, prodhoi surpriza në rezultate, për disa nga skuadrat e mëdha.

Chelsea u ndal në barazim 2-2 nga Hull City në shtëpi, pavarësisht se kaloi në avantazh me Rogers që në minutën e 7-të.  Miqtë përmbysën rezultatin në pjesën e parë, falë dopietës së Belloumi.

Në pjesën e dytë, Joao Pedro barazoi shifrat për Chelsea-n dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Barazim zhgënjyes regjistroi edhe Liverpool që u ndal në shtëpi pa gola nga Fulham.

Në duelet e tjera, Aston Villa u mposht 2-1 nga Nottingham, ndërsa Ipswich fitoi 3-2 ndaj Crystal Palace. Bournemouth dhe Brentford barazuan 2-2.

/tvklan.al