Slogani i American Eagle për reklamën e fundit të xhinseve ku Sydney Sweeney është imazh, është një nga temat e nxehta të këtyre ditëve se përfaqëson një mesazh racist dhe për disa, nazist.
Tani në debat është përfshirë edhe Shtëpia e Bardhë. Shefi i komunikimeve, Steven Chung tha: “’Cancel culture’ ka dalë nga kontrolli.”
Pastaj ishte radha e zëvendëspresidentit J.D. Vance që nxiti të majtët e acaruar që ta quanin nazist këdo që admiron një bionde të bukur: “Kjo është një strategji fantastike, djema!”
Jashtë nuk mbeti as Donald Trump Jr. i cili përmes Inteligjencës Artificiale gjeneroi një foto të të atit me xhinse, duke pozuar si Sweeney dhe e postoi në Instagram: “Donald është kaq seksi tani!”
Për Sweeney qarkullonin thashetheme se ishte republikane pasi në 60-vjetorin e nënës së saj, të afërmit u shfaqën me kapele false Maga me sloganin “Bëje 60 të madhe sërish” dhe bluze “Blue Lives Matter” (që vishen nga policët). Por më pas rezultoi që aktorja ishte regjistruar në Florida në 2024 si votuese republikane.
Trump reagoi fillimisht vetëm me një rresht: “Sweeney është republikane e regjistruar? Tani më pëlqejnë reklamat e saj!”, por më vonë, ai bëri një postim më të gjatë në Truth Social që e ndryshoi disa herë ku citoi se reklamat “woke” të Jaguar çuan në “katastrofën” e kompanisë dhe u tall me dështimin e një birre nga Anheuser-Busch e cila në 2023 ishte shënjestra e një bojkoti sepse zgjodhi si zëdhënës një influencer transgjinor, Dylan Mulvaney.
Në fund Trump përmend edhe Taylor Swift që është demokrate dhe shkroi: “Pasi i zbulova botës se kush është ajo në të vërtetë, duke deklaruar në Truth se nuk e duroj dot (e urrej), ajo s’u mirëprit në Super Bowl dhe s’ka qenë më seksi. Batica është kthyer: ‘woke’ është për dështakët dhe të jesh republikan është çfarë të gjithë duan.”
American Eagle tha në një deklaratë se reklama është vetëm për xhinset. Ndërkohë, aksionet e saj janë rritur./tvklan.al












Botërori 2026 
