Për trajnerin Silvinjo, futbollistët kuqezi nuk kanë nevojë për t’u motivuar, pasi janë mjaftueshëm të karikuar për miqësoren e ndaj Suedisë. Por braziliani e pranon se lojtarët e tij mendojnë për listën përfundimtare për Gjermani 2024.  Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, Silvinjo tha se kuqezinjtë e dinë forcën e tyre dhe se duhet të provojnë që të përmirësohen.

“Na intereson rezultati, por në fillim ajo që ka rëndësi është që të provojmë futbollistët. Jemi një ekip me të rinj, kemi lojtarë si Asllani, Mitaj Mihaj, Seferi, Ramadani. Nuk kanë më shumë se 10-12 ndeshje me kombëtaren të gjithë bashkë. Nuk është se kemi një ekip prej 5-6 vitesh, e duhet të bëjmë një a dy zgjidhje. Duhet t’i japim sa më shumë eksperiencë ekipit.  Mitaj më befason me paraqitjet e tij të shkëlqyera. Asllani po rrite tek Interi, lojtar i shkëlqyer. Duhet të mendojmë për çdo lojtar, edhe në stërvitje apo zotërim topi. Ekipi nuk është gati që të bëjmë 4-5 ndryshime. Por ndoshta mund të ketë ndryshime për dy a tre lojtarë. Të hënën do të marrim vendimin përfundimtar me stafin se kush do të luajë.

Sipas Silvinjos me Suedinë do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, me rivalët që dallohet për individualitetet. Kur ekipi të mbërrijë në Tiranë, stafi teknik do të bëjë analizën e duhur e do të vendosë për Europianin. Ndërsa mesfushori Ylber Ramadani tha se humbja 3-0 me Kilin, i ka ulur kuqezinjtë me këmbë në tokë. Ai tregon atmosferën dhe qasjen e kuqezinjve ndaj Suedisë.

Miqësorja kundër Suedisë që do të luhet në stadiumin “Friends Arena” në orën 19:00 do të transmetohet në televizionin Klan.

Klan News