Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u prit në Berlin nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul.

Tabaku bën të ditur se në takimin e zhvilluar në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, u diskutua për ecurinë e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

Gjithashtu, në fokus të bisedës ishin edhe mundësitë për rritjen e investimeve gjermane në vendin tonë.

Më herët, Tabaku, nga Forumi i Berlinit për Politikën e Jashtme, ku merr pjesë për të disatën herë, vlerësoi se procesi i integrimit duhet të shërbejë për forcimin e institucioneve.

Gjatë dy ditëve të vizitës, më 23 dhe 24 nëntor, Tabaku zhvilloi disa takime të nivelit të lartë edhe në Bundestag.

Tv Klan

/tvklan.al