Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu javën e ardhshme në Uashington. Zyra e Netanyahut tha se ai do të takohet me Trump të martën.

Trump dhe Netanyahu pritet të diskutojnë konfliktin në Iran, situatën në Gaza dhe sigurinë më të gjerë rajonale.

Vizita do të jetë e shtata e Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të dytë të presidentit Trump, por e para pas fillimit të luftës në Iran në shkurt të këtij viti.

Klan News

/tvklan.al