Presidenti Xi Jinping bisedime me homolugun amerikan ne Pekin qe zgjaten dy ore. Ai i bëri thirrje SHBA-së të jenë “partnerë, jo rivalë”.
Në përgjigje, Presidenti Trump e përshkruan Xi si një “udhëheqës të shkëlqyer” dhe tha se marrëdhënia midis superfuqive do të jetë më e mirë se kurrë më parë. Pjese e diksutimeve ka qene edhe Tajvani.
Presidenti amerikan Donald Trump tha të enjten në Pekin se mezi pret një “diskutim të madh” me Presidentin kinez Xi Jinping.
Ndersa Presidenti Trump tha se: Ka nga ata që thonë se ky është ndoshta samiti më i madh ndonjëherë. Kur patëm vështirësi, i zgjidhëm. Do të kemi një të ardhme fantastike së bashku.
Presidenti Xi Jinping paralajmëroi për një “konflikt” të mundshëm me SHBA-në për shkak të Tajvanit.
“Unë gjithmonë kam besuar se dy vendet tona kanë më shumë interesa të përbashkëta sesa dallime. Suksesi në njërën anë është një mundësi për tjetrën, dhe një marrëdhënie e qëndrueshme dypalëshe është e mirë për botën.
Kina dhe SHBA-ja kanë të drejtë të fitojnë nga bashkëpunimi dhe të humbasin nga konfrontimet.”- tha presidenti Kinez
Ai shtoi se: Ne duhet të jemi partnerë jo rivalë, duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin të ketë sukses dhe të përparojë, si dhe të gjejmë mënyrën e duhur që vendet e mëdha të shkojnë mirë me njëra-tjetrën në epokën e re.”
Trumpit ndodhet në Pekin shefat e teknologjisë, përfshirë Elon Musk të Teslës dhe Jensen Huang të Nvidias.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
