“Taksi e rezervuar” është një program nga Rudina Magjistari, Julian Napoloni dhe Eduart Oga, i cili transmetohet çdo të shtunë në orën 20:30 në ekranin e Tv Klan. Me pjesëmarrjen e Leonard Bombaj, Salsano Rrapi dhe Anita Shelpo ky program premton spektakël të vërtetë.

Këngëtarja Elsa Lila u shpreh se po përgatitet për festivalin e radhës së San Remo, për të cilin ndihet optimiste. Lila këndoi këngën e dytë që paraqiti vitin e kaluar në këtë festival, “Chi sei”. Këngëtarja dhe moderatorja Rudina Magjistari u përballën në një ndeshje boksi.  Elsa Lila risolli këngën që e bëri fituese të Festivalit të Këngës në moshën 15-vjeçare, “Pyes lotin”.

Regjisori, skenaristi dhe aktori Bujar Kapexhiu tregoi në “Taksi e rezervuar” aksidentin automobilistik, në të cilin rrezikoi jetën. Ai po kthehej nga një shfaqje në Fier sëbashku me drejtorin e Kinostudios, Teodor Laçon, kur makina u rrokullis në kanal për shkak të shpejtësisë. Kapexhiu gjithashtu i bëri një karikaturë në skenë Rudina Magjistarit, si dhe shfaqi talentin e tij në kërcim.

Këngëtari Aleksandër Gjoka këndoi këngët e tij të suksesshme “Ecën në shi” dhe “Kuturu”.

Aktorja Rajmonda Bulku tregoi roln e saj më gazmor dhe tragjik gjatë këtij viti. Ajo u suprizua në skenën e “Taksi e rezervuar” nga aktorët Violeta  Manushi dhe Vasillaq Vangjeli, të cilët risollën një pjesë të filmit “Zonja nga qyteti”.

Këngëtarja Genta Ismajli këndoi “Pranoje” dhe “Dridhem”./tvklan.al