“Taksi e rezervuar” është një program nga Rudina Magjistari, Julian Napoloni dhe Eduart Oga, i cili transmetohet çdo të shtunë në orën 20:30 në ekranin e Tv Klan.  

Me pjesëmarrjen e Leonard Bombaj, Salsano Rrapit dhe Anita Shelpos, ky program premton spektakël të vërtetë.

Në episodin e parë të “Taksi e rezervuar” ishin të ftuar këngëtarja Manjola Nallbani, regjisori Piro Milkani, aktorja Ema Andrea, spikeri i lajmeve Reis Çiço dhe grupi muzikor Tingulli 3nt.

Këngëtarja e mirënjohur Manjola Nallbani, e ftuar në “Taksi e rezervuar”, interpretoi këngën e saj “Zemër vajze”

Manjola Nallbani rrëfeu eksperiencën më të çuditshme me adhuruesit e saj. Një burrë kërcënoi se do të vetëvritej nëse nuk do të takonte këngëtaren. Ai erdhi edhe në skenën e “Taksi e rezervuar” për t’i shprehur dashurinë Nallbanit. Ky ishte një etyd i vogël, ku Manjola Nallbanin e pamë sërish në rolin e aktores.

Regjisori Piro Milkani  tregoi suksesin e 20 filmave shqiptarë, të dubluar në gjuhën kineze. “Në vitet ‘60-‘80 në Kinë ndodhi ajo që quhet Revolucioni Kulturor Proletar. Në këtë epokë të turbullt të Kinës, që po përpëlitej për të gjetur një rrugëdalje se si do të zhvillohej, u dubluan në gjuhën kineze dhe u transmetuan për publikun e gjerë 20 filma artistikë shqiptarë”.  

Regjisori Piro Milkani dhe moderatorja Rudina Magjistari kënduan në skenën e “Taksi e rezervuar” këngën e njohur të filmit “Ngadhënjim mbi vdekjen”. Ky ishte filmi i parë ku Piro Milkani u angazhua si regjisor. Kjo këngë, e kompozuar nga Feim Ibrahimi, korri sukses jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kinë.

Aktori dhe producenti Leonard Bombaj në një monolog për nostalgjinë dhe vlerën e çëmçakizit, theksoi: “Kini më shumë respekt për çëmçakizin sepse ka shumë mundësi që nga një i tillë të kemi ardhur në jetë”.

Baleti “Vdekja e Mjelmës” erdhi në “Taksi e rezervuar” e interpretuar nga Ema Andrea dhe Salsano Rrapi.

Aktorja Ema Andrea rrëfeu se përse e la baletin për t’iu përkushtuar aktrimit. “Kam bërë 8 vjet balet klasik, por rastësisht u bë filmi dhe regjisorët më thanë që bëj për këtë shkollë. Ndoshta ngaqë isha shumë e gjatë për të bërë balet. Nuk e di. Zgjodha të bëhem aktore dhe baleti më ka ndihmuar, sikurse më ka penguar në jetë”.

Telenovela e famshme “Det i trazuar” vjen ekskluzivisht në “Taksi e rezervuar”!

I ftuar në “Taksi e rezervuar”, spikeri Reis Çiço rrëfeu si e nisi karrierën e tij në televizion. “Kronika e parë ka qenë për plehrat në kryeqytet. Kështu fillohet! Pastaj në politikën e jashtme, punova shumë vite duke mbuluar Europën Perëndimore dhe SHBA-në. Më pas filluan specializimet. Dhe pastaj filloi spektakli”.

Reis Çiço rrëfeu sesi një ftesë e moderatores Rudina Magjistari për në programin “Porta e Fatit” në Tv Klan i shkaktoi largimin nga puna në televizionin ku ai punonte. “Rudina më ka një vend pune borxh”, u shpreh Çiço.

Reis Çiço u përball në “Taksi e rezervuar” me djalin e tij “të fshehtë”, Rein. Ky i fundit tregoi me gisht drejt Reis Çiços, duke thënë se ai është i ati i tij.

Reis Çiço surprizoi të gjithë publikun, duke kërcyer në skenën e “Taksi e rezervuar”.

Iluzionisti i famshëm në “Taksi e rezervuar”

Kush është i dashuri ideal për Nikin?

/tvklan.al