“Taksi e rezervuar” është një program nga Rudina Magjistari, Julian Napoloni dhe Eduart Oga, i cili transmetohet çdo të shtunë në orën 20:30 në ekranin e Tv Klan. Me pjesëmarrjen e Leonard Bombaj, Salsano Rrapi dhe Anita Shelpo ky program premton spektakël të vërtetë.

Këngëtaret Irma dhe Eranda Libohova kënduan në skenën e “Taksi e rezervuar” kolazh me këngë jugu dhe këngën e tyre pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës në vitin 1986, me të cilën fituan çmimin e dytë.

Mexosopranoja e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Vikena Kamenica sëbashku me aktorin Salsano Rrapi interpretuan një pjesë të shfaqjes “Opera për tre groshë”. Këngëtarja këndoi këngën “S’mendoja”, e cila është kompozuar nga Agim Prodani dhe është kënduar nga Anita Take,si dhe këngën napoletane “A città ‘e Pulecenella”.

Aktorja Edi Luarasi rrëfeu emocionet e shkëputjes nga aktrimi, si dhe në moshën 51-vjeçare. Aktorja u përlot në “Taksi e rezervuar” nga surpriza e të birit. Elton Luarasi u kthye nga Italia për t’i dhuruar të ëmës lule në skenë, çka ia kishte premtuar prej vitesh.  

Gazetari dhe prezantuesi Adi Krasta foli për pasionin e tij për radion dhe programin e tij të ri. Krasta interpretoi poezinë “Sikur”, e përkthyer nga Ukë Zenel Buçpapaj. Adi Krasta sëbashku me prezantuesen Rudina Magjistarin kënduan “Parole, parole”.

Grupi muzikor “Aurora” në skenën e “Taksi e rezveruar” interpretuan këngët e tyre “D.I” dhe “Gënjeshtarja”.