Një e papritur e pakëndshme i ndodhi Igli Tares pas ceremonisë mortore të Franco Baresit.

Ish-drejtorit sportiv të Milanit i vodhën çantën në tren kur po kthehej nga Milano në Romë.

Menjëherë pas mbërritjes në stacionin Termini ai e denoncoi rastin në polici.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të autoriteteve, autori i dyshuar u identifikua, ndërsa çanta iu kthye Igli Tares.

Rastin e njoftoi policia në rrjetet sociale të shoqëruar me një foto të Igli Tares.

/tvklan.al