Me rritjen e fluksit të pushuesve në Durrës, Task-Forca e Turizmit ka shtuar monitorimin në terren për të adresuar problematikat që shfaqen gjatë sezonit veror.
Një nga shqetësimet kryesore mbetet aktiviteti i shitësve ambulantë, të cilët lëvizin përgjatë vijës ranore dhe mes çadrave të plazhit, duke krijuar shqetësim për pushuesit dhe duke ushtruar aktivitet jashtë rregullave.
Gripshi thotë se ekipet e Task-Forcës janë të pranishme çdo ditë në terren për të monitoruar sigurinë në plazhe, për të evidentuar problematikat dhe për të ndërhyrë në kohë reale, me qëllim që pushuesit dhe qytetarët të marrin shërbimin e duhur gjatë sezonit turistik.
Pjesë e Task-Forcës është edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit qe zhvillon kontrolle të përditshme në vijën e parë bregdetare.
Inspektimet fokusohen në kushtet e tregtimit, ruajtjen e produkteve dhe cilësinë e ushqimeve që u ofrohen pushuesve, me synim garantimin e standardeve të sigurisë ushqimore.
/tvklan.al












Botërori 2026 